Feyenoord fiton me spektakël dhe ruan kreun në Eredivisie
Skuadra e Roterdamit fiton me rezultatin 4-3 kundër Telstarit dhe ruan avantazhin në Eredivisie, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi.

Feyenoord vazhdon të dominojë në kampionatin holandez. Skuadra e Roterdamit mposhti Telstarin me rezultatin 4-3, në një ndeshje me shtatë gola, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe duke konsoliduar pozitat në krye të Eredivisies.
Përballë një kundërshtari që luftoi deri në fund, Feyenoord arriti të merrte tri pika, megjithëse ndeshja nuk rezultoi aspak e lehtë. Në portën e Telstarit ishte edhe djali i Ronald Koeman, ndërsa ekipi vendas u përpoku të shfrytëzojë çdo mundësi për të rikthyer ekuilibrat.
Feyenoordit iu desh vetëm 25 sekonda për të kaluar në avantazh. Gausoou Diarra dërgoi topin në rrjetën e Telstarit pas asistit të Sem Steijn, duke i dhënë skuadrës së tij një nisje ideale. Goli i dytë erdhi në minutën e 21-të dhe mbante firmën e spanjollit Nacho Ferri. Sulmuesi përfiti nga topi i rikthyer në lojë, pasi goditja e Tsuyoshi Watanabe kishte përfunduar në traversën pas një goditjeje nga kyndi.
Telstar nuk u dorëzua dhe arriti të shkurtonte diferencën me Tyorne Owusu. Megjithatë, Feyenoord reagoi sërish dhe Sem Steijn shënoin golin e tretë në minutën e 32-të. Vetëm pesë minuta më vonë, Patrick Brouwer riktheu emocionet duke realizuar për 2-3, rezultat me të cilin skuadrat iu drejtuan pushimit.
Në pjesën e dytë, Steijn u shfaq përse ri dhe mesfushori realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57-të, duke e çuar rezultatin në 4-2 dhe duke i dhënë Feyenoordit një avantazh të rëndësishëm. Telstar, megjithatë, vazhdoi të luftonte dhe në minutën e 69-të Noach Shenkman shënoin me kokë pas asistit të Sem Valk, duke e ngushtuar diferencën në vetëm një gol.
Minutat e mbetura sollën tension, pasi Telstar kërkonte deri në fund golin e barazimit. Feyenoord arriti të ruante avantazhin dhe siguroi një tjetër fitore, që e mban në një pozicion të favorshëm në garën për titull.