VIDEO/ Deputeti Kapri nxjerr civilin që e sulmoi me spraj helmues, paralajmëron kallëzim në SPAK për Skënder Hitajn
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka publikuar pamjet e momentit kur u sulmua me spraj helmues nga një civil i maskuar i cili ishte pas forcave të policisë.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka publikuar pamjet e momentit kur u sulmua me spraj helmues nga një civil i maskuar i cili ishte pas forcave të policisë. Kapri thotë se ai u sulmua pabesisht nga një kapuçzi i maskuar i cili ishte pas forcave të policisë. Ai shpreh se ai po kërkonte t'i thoshte Ramës t'i jepte fund kësaj situate, sepse nuk kanë faj policët.
Sipas Kaprit, ajo që ndodhi me një deputet të Parlamentit është më e pakta nga çfarë dhune kanë përjetuar studentët protestues gjatë këtyre 5 ditëve. Ai thotë se shumë prej tyre më kanë rrëfyer personalisht torturat që kanë përjetuar dhe nuk do t'i lë këto dëshmi pa ndjekur deri në fund.
Kapri paralajmëron padi në SPAK për drejtorin e përgjithshëm të policisë Skënder Hitaj dhe efektivët që kanë dhunuar e torturuar të rinjtë. Ai thotë se do të bëjë kallëzim në SPAK për Skënder Hitajn dhe për këdo në strukturat e Policisë që ka urdhëruar apo ushtruar dhunë.