Sport

Myrto Uzuni shënon gol në kampionatin amerikan, por Austin humbet me 2-1

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Myrto Uzuni shënon gol në kampionatin amerikan, por Austin humbet me 2-1

Foto nga burimi: Uzuni rigjen golin në kampionatin amerikan, por për Austin nuk kishte fund të lumtur

Myrto Uzuni rikthehet te goli në Major League Soccer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që është pjesë e Austin gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Vancouver Whitecaps, skuadrës që kryeson në Konferencën e Perëndimit në kampionat. Uzuni e shënoi golin e tij në minutën e 41 pasi përfitoi nga një gabim i kundërshtarëve duke i dhënë kështu avantazhin skuadrës teksane. Por ky gol nuk i shërbeu Austin, sepse në pjesën e dytë, Vancouver përmbysi gjithçka duke shënuar 2 gola për të çuar rezultatin 2-1 në favorin e tij, që ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës me skuadrën e Whitecaps që shkon në kuotën e 55 pikëve. Ndërsa Austin nga ana e tij nuk po përjeton një moment shumë të mirë me skuadrën teksane që pas kësaj humbjeje mbetet me 31 pikë dhe pozicionohet në vendin e parafundit në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.