Balla: Mediu nuk i ka informuar siç duhet, dhuna ka vulën e ANTIFA
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenëve amerikanë për protestat në Tiranë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenëve amerikanë për protestat në Tiranë. Balla shpreh se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk i ka informuar siç duhet kongresmenët, ndërsa lidh aktet e dhunës dhe rrëmuja gjatë protestave me atë që ai e cilëson si ndikim të ANTIFA-s. "Dy kongresmenët që paskan komentuar protestat në X mund të ju them vetëm se Fatmir Mediu nuk i paska informuar siç duhet dhe që dhuna dhe rrëmuja kanë vulën e ANTIFA, të cilën vetë Presidenti Trump vjet në shtator e ka shpallur organizatë terroriste. Kaq!" shkruan Balla.