Zv.ministrja e Brendshme: Fëmijët nuk duhet të përfshihen në përplasje politike
Zv.ministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, ka thirrur prindërit dhe kujdestarët që të mbajnë fëmijët larg përplasjeve të dhunshme gjatë protestave në Tiranë.

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, ka bërë thirrje për prindërit dhe kujdestarët që të mbajnë fëmijët larg përplasjeve të dhunshme gjatë protestave në Tiranë. Ajo ka theksuar se të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje politike dhe as të perdoren për të mbrojtur askënd, ndërsa bëri thirrje për prindërit që të jenë të vëmendshëm se ku ndodhen fëmijët e tyre dhe çfarë thirrjesh marrin në rrjetet sociale.
Ruseti u kërkoi edhe organizatorëve të protestave, përfshirë përfshirë pjesëmarrësve politikë dhe mediat që të shmangin nxitjen e përplasjeve dhe normalizimin e dhunës. Ajo theksoi se e drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe se çdo veprim i policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.
Ruseti tha se të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet e personave që i nxisin drejt dhunës. Ajo theksoi se mbrojtja e jetës dhe siguria e çdo fëmije duhet të jetë parësore. Rreziqet me pasoja në shëndetin e tyre janë evidentuar në ditët e fundit, kur edhe fëmijët kanë marrë shërbim mjekësor në spitale për shkak të problemave të shfaqura nga pjesëmarrja e tyre në protesta.