VIDEO/ Protesta e gjashtë në Tiranë: Qetësia përpara stuhisë!
Qyteti i Tiranës paraqitet e qetë, me lëvizje të reduktuara në rrugë dhe biznese që kanë marrë masa mbrojtëse, në prag të protestës së gjashtë.

Tirana paraqitet e qetë, me lëvizje të reduktuara në rrugë dhe biznese që kanë marrë masa mbrojtëse, në prag të protestës së gjashtë. Në kryeqytet disa biznese kanë fortifikuar ambientet e tyre, me hekura, ndërsa qarkullimi i qytetarëve duket i reduktuar. Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Ndërkohë, protesta e sotme ka nisur me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.