Protestuesi thirr shqiptarët të mbështesin studentët dhe të dërgojnë një mesazh qeverisë
Një protestues ka bërë thirrje shqiptarëve të mbështesin studentët dhe të dërgojnë një mesazh qeverisë për të ndryshuar vendin.

Një protestues u ka bërë thirrje shqiptarëve të pakënaqur me qeverisjen që t’u bashkohen studentëve dhe të mbështesin kërkesat e tyre. Ai vlerësoi News24 për transmetimin e drejtpërdrejtë të protestave, duke e cilësuar një nga të vetmet media që, sipas tij, i ka pasqyruar zhvillimet pa censurë. “Ju falënderoj si televizion që për kaq kohë ishit ndër të vetmet media që transmetonit pamjet live dhe pa censurë”, u shpreh protestuesi. Ai tha se flet si prind dhe se studentët përfaqësojnë shpresën për ndryshimin e vendit. Sipas tij, pavarësisht protestave që vijojnë prej më shumë se 130 ditësh, qeveria nuk ka dëgjuar kërkesat e qytetarëve. “Unë jam një prind, u them të gjithëve që janë të pakënaqur nga kjo qeveri, të mbështesin studentët. Këta janë e vetmja shpresë që ky vend do të bëhet. Kjo qeveria që ka 1001 probleme me korrupsion dhe skandale, nuk denjon të dëgjojë kërkesat e protestuesve në 130 e ca ditë. Shqiptarët nuk blenë dot një banesë. Aq janë rrogat. I bëj thirrje Skëndet Hitajt mos të ketë dhunë,. Dje kishte dhunë barbare ndaj studentëve dhe fëmijëve,. Të bëjë kujdes e të marrë masa, të mos fusë civilët si banditë që rrahin me shkopa gome. Rama të marrë masa për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.