Leka: Sali Berisha nxit dhunën në protestë, por nga dhuna të gjithë dalim të humbur
Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha nxit dhunën në protestë dhe se nga dhuna të gjithë dalim të humbur. Ai shtoi se fakti që në protestë përfshihet Rusia me krahun e djathtë të Vladimir Putin, tregon shumë.

Analisti Martin Leka thotë se mes dhunës dhe shtetit, njerëzit duhet të zgjedhin shtetin. Ai tha se Sali Berisha nxit dhunën në protestë, por se nga dhuna të gjithë dalim të humbur. "Mendoj që përballë dhunës së një grupi njerëzish, plaçkitjes së pronës private dhe publike, çdo njeri duhet të zgjedhë shtetin, sado i keq të jetë shteti. Nga dhuna, humbasim të gjithë. Nga një shtet sado i keq, nuk mund të humbasim të gjithë. Shteti rregullohet nga shtetasit e vet me votë në demokraci. Fakti që përfshihet Rusia, me krahun e djathtë të Putin, tregon shumë. Protesta ka degjeneruar në dhunë të paparë, askush nuk mund ta përkrahë. Jemi në situatë kritike. E supozojmë se jep dorëheqjen Rama, kush do e drejtojë vendin? Këta? Këta me mitrolozë dhe fishekzjarre, që dhunojnë policët. Kjo është lufta? Kujt duhet t’ia dorëzojë shtetit Edi Rama? Shteti duhet të jetë në këmbë për të ruajtur pronën. Nuk e kuptoj, si ka mundësi, një prind ta dërgojë fëmijën e vet në një protestë të tillë. Realisht, nuk dihet a të vjen në shtëpi, a e gjen në komisariat apo në spital. Sali Berisha, në çdo kohë flet për dhunë. Ka 36 vjet. Ky njeri nuk largohet dot nga dhuna. Të heqë dorë nga një fjalor që prezumon vetëm dhunë. Në këtë vend ka plot njerëz të mençuar dhe duhet të kenë parasysh se kanë përballë dhunën dhe shtetin. Duhet të zgjedhin, ose mes dhunës, ose mes shetit. Duhet të gjenden shtigjet vetëm për dialog. Duhet që askush të mos e përkrahë dhunën”, theksoi ai.