TENSIONE TE MINISTRIES SE ARSIMIT: Hidhet Gaz Lotsjellës, Afrohet Autobotti
Tensione janë regjistruar sërish pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Tensionet janë përshkallëzuar sërish pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Protesta e studentëve dhe të rinjve, që vazhdon në rrugë, është shoqëruar me përplasje dhe përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion.
Protestat e të rinjve kanë hyrë në ditën e gjashtë, dhe kërkesat e tyre lidhen me ndryshimet në vend dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Tubimet janë shoqëruar me tensione të përsëritura, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën.