Gjykata vendos masat e sigurisë për 38 të arrestuar në protestat kundër qeverisë
Gjykata ka vendosur masat e sigurisë për 38 të arrestuar pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke përfshirë 24 të mitur.

Gjykata ka vendosur masat e sigurisë për 38 të arrestuar pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas të dhënave të raportuara, 24 prej personave për të cilët janë marrë vendime janë të mitur. Për 21 prej tyre është caktuar masa e mbikëqyrjes familjare, ndërsa tre të tjerët janë lënë me detyrim paraqitjeje.
Sa u përket 14 personave të tjerë, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje për 12 prej tyre, ndalim qëndrimit për një person dhe arrest në shtëpi për një tjetër.
Vendimet vijnë pas incidenteve që shoqëruan ditën e pestë të protestave në kryeqytet, gjatë së cilës pati hedhje gurësh, koktejsh Molotov dhe mjetesh piroteknike, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.
Ndërkohë, këto të diel, më 18 tetor, protestat kundër qeverisë kanë vijuar për të gjashtë ditë radhazi, duke u shoqëruar sërish me tensione dhe ndërhyrje të forcave të rendit.