Aktualitet
Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste dhe thyejnë derën kryesore të selisë.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. Një turmë e madhe e të rinjve protestues janë afruar duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të selisë së PS, ndërkohë që kordoni i policisë më i paktë në numër ka bërë një hap pas duke mos arritur të shmangim sulmin. Polica ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve të cilët janë shpërndarë në zonën rreth Bankës së Shqipërisë dhe Rrugës së Kavajës.