Paris Saint Germain me probleme para sfidës me Barcelonën
Nuno Mendes dëmtohet në ndeshjen me Strasbourg, ndërkohë që Paris Saint Germaini mbyll ndeshjen në mënyrë pozitive.

Luis Enrique shqetësohet në prag të ndeshjes të së martës në Ligën e Kampioneve. Nuno Mendes shfaqi probleme fizike të karakterit muskular në fazat finale të ndeshjes mes Paris Saint Germainit dhe Strasbourg e fituar nga parizienët 3-1. Mbrojtësi u detyrua të lërë fushën e lojës në minutat e fundit kur rezultati ishte 2-1 për Paris Saint Germain pasi kishte zëvendësuar më parë Lucas Digne. Shqetësimet fizike bënë që ai të tërhiqej duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë. Për momentin nuk ka një diagnozë përfundimtare dhe as një konfirmim për kohën e rikuperimit të tij, ndërkohë që edhe Akliouche e mbylli ndeshjen me shqetësime muskulare. "E dinim që do të kishim vështirësi, por e mbyllëm ndeshjen në mënyrë pozitive -tha Luis Enrique pas ndeshjes- treguam mentalitetin tonë".