Të lënduarit në protestë/ Ministria e Shëndetësisë: Tre të plagosur, në gjendje stabël
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se në Spitalin Universitar të Traumës kanë mbërritur tre të plagosur, duke përfshirë një efektiv policie, një minoren dhe një përfaqësuese e medias. Gjendja e tyre është stabël dhe ata po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ministria e shëndetësisë përgënjeshtron kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. “U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik” thuhet në reagim.