Manchester City vazhdon të fitojë, skuadra e Maresca mundi 3-2 Ipswich
Manchester City vazhdon të fitojë në Premier League, duke mundur 3-2 Ipswich me golat e Erling Haaland dhe Phil Foden.

Manchester City nuk ndalet në Premier League, duke I shtuar një tjetër fitore ecurisë së shkëlqyer në këtë sezon. Pavarësisht rrezikut të madh për dënime shëmbullore si pasojë e shkeljeve të rregulloreve financiare, skuadra e Enzo Maresca vijon të kryesojë renditjen, pasi kaloi 3-2 Ipsëich Toën.
Phil Foden hapi serinë e golave për epërsinë e vendasve në minutën e 19-të. Por rezultati u kthye shpejt në ekuilibër pas realizimit të Maeda vetëm tre minuta më pas.
Nuk mund të mungonte si gjithmonë Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez shënoi në minutën e 34-rt, për të vendosur fatin e pjesës së parë. Pas pushimit, Haaland gjeti rrugën e rrjetë me golin e dytë personal dhe të tretin për “Cityzens”.
Vetëm në limitet e kohës së rregullt, Ipsëich ngushtoi diferencën me Fleming nga pika e penalltisë. Por vetëm kaq, pasi në fund fitorja ishte për Manchester City që thellon sërish diferencën në krye me ndjekësit e Arsenal. Edhe një herë, asnjë minutë për sulmuesin e Shqipërisë, Anis Mehmeti, që vijon të qëndrojë jashtë Ipsëich Toën në këtë sezon të Premier League.