Aktualitet

Gazment Bardhi: Sulmi ndaj News24 i papranueshëm dhe një kërcënim për lirinë e medias

2 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për sulmin ndaj medias dhe pengimin e gazetarëve të News24 në ushtrimin e detyrës së tyre. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për krijimin e një klimë armiqësore ndaj gazetarëve dhe për retorikën armiqësore ndaj medias që reflektohet në sjelljen e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Foto nga burimi: Përplasjet në protestë/ Gazment Bardhi: Sulmi ndaj News24 i papranueshëm, Rama po krijon klimë armiqësore ndaj medias

Sulmi ndaj medias është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt lirinë e fjalës dhe të drejën e publikut për të informuar. Sulmi i Edi Rama ndaj News24 është një medalje për këtë televizion, që zgjedh të qëndrojë në krah të interesit publik dhe jo në shërbim të interesave korruptive të Edi Rama dhe Belinda Ballukut.

Por është edhe më e rëndë kur retorika armiqësore e kryeministrit ndaj medias reflektohet në terren përmes sjelljeve arbitrare dhe veprimeve të paligjshme të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët pengojnë gazetarët e News24 të ushtrojnë detyrën e tyre.

Shprehja “Më plasi mua që je gazetar!” nuk është gjuha që pritet nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Është shprehje përçmimi ndaj ligjit, ndaj lirisë së medias dhe ndaj qytetarëve që kanë të drejtën të informohen. Uniforma e shtetit nuk është mburojë për arbitraritetin dhe as licencë për të shkelur të drejtat e gazetarëve.

Policia nuk është pronë e qeverisë dhe media nuk është zgjatim i pushtetit. Detyra e policisë është të zbatojë ligjin, jo të bëhet instrument presioni ndaj gazetarëve. Detyra e medias është të informojë publikun, jo të kërkojë leje nga pushteti për të bërë punën e saj.

Çdo përpjekje për të frikësuar, intimiduar apo penguar gazetarët duhet të marrë përgjigje të qartë institucionale dhe ligjore. Liria e medias nuk negociohet. Gazetarët nuk kërcohen. Shteti nuk mund të sillet si pronë private e kryeministrit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.