IDU: Qeveria të përmbahet, dhuna e tepërt të hetohet
Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë ka reaguar për trazirat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shprehjes janë gurë themel i çdo shoqërie demokratike. IDU ka bërë thirrje qeverisë dhe forcave të saj të sigurisë për të përmbahen nga përdorimi i dhunës kundër protestuesve dhe të respektuar të drejtat themelore të çdo qytetari.

Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) është thellësisht i shqetësuar nga përskallëzimi i trazirave në Shqipëri, ku protestat e udhëhequra nga studentët që filluan në Tiranë më 13 tetor 2026, tani janë përhapur përtej kryeqytetit. E drejta për tubim paqësor dhe liria e shprehjes janë gurë themel i çdo shoqërie demokratike.
IDU ka bërë thirrje qeverisë dhe forcave të saj të sigurisë për të përmbahen nga përdorimi i dhunës kundër protestuesve, të ushtrojnë përmbajtje dhe proporcionalitet maksimal, si dhe të respektojnë të drejtat themelore të çdo qytetari. Raportet për plumba gome, gaz lotsjellës dhe granatat zhurmuese që po përdoren kundër turmave të përballës kryesisht nga studentë janë alarmante. Çdo rast i forçave të tepër duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente, dhe ata që janë përgjegjës të mbahen përgjegjës.
Shqetësimet që ngrihen nga të rinjtë e Shqipërisë meritojnë një përgjigje të sinqertë, jo shpërfillje. Të atribuosh një lëvizje të gjerë studentësh dhe qytetarësh ndëryrjes së huaj nuk bën asgjë për të adresuar ankesat që i kanë nxjerrë ata në rrugë.
Thellësia dhe gjerësia e pakënaqësisë publike tani e bën që një zgjidhje e qëndrueshme duhet të vijë nga vetë populli shqiptar. Prandaj, IDU ka bërë thirrje qeverisë Rama të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të zhvilluara në një mënyrë të lirë dhe të ndershme, me respekt të plotë për lirinë e medias, një administratë zgjedhore të pavarur dhe akses të pakufizuar për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.
E ardhmja e Shqipërisë qëndon në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane. IDU qëndon me popullin e Shqipërisë në aspiratat e tyre për një qeveri të përgjegjshme, sundimin e ligjit dhe një të ardhme me mundësi në vend.