Sociale
Ministria e Shëndetësisë: Autoambulancat nuk përdoren për furnizim me gaz lotësjes
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar kundër lajmeve që pretendonin se autoambulancat po përdoren për furnizim me gaz lotësjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përgenjeshtruar kategorikisht këtë informacion dhe informon të gjithë qytetarët dhe protestuesit se autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren vetëm për të ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore.