"Ik, Edi, Po Thonë Të Gjithë!"
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është kritikuar për korrupsion dhe dështimet e tij në qeverisje. Figurë të ndryshme evropiane janë akuzuar për heshtje dhe mbështetje për korrupsionin e Rama.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është në qendër të vëmendjes për korrupsionin dhe dështimet e tij në qeverisje. Figurë të ndryshme evropiane janë akuzuar për heshtje dhe mbështetje për korrupsionin e Rama.
Socialistët të ndershëm, burra me thinja, ata që e themeluan Partinë që e njollose, e shkele, e zhubrose, e bere shkrumb e hi atë dinjitet që ata e mblodhën pikë-pikë me sakrifica të mëdha. Ata, xhaketat e vjetra, që ti i talle sapo more vulën e kryetarit të selisë socialiste. E shkele me kembe kontributin e Fatos Nanos me shokë, që bënë burg, që Partia të ngrihej nga hiri i diktaturës.
Protestë me tym, dërsë e gjak me ngjyra shumë për një deshtak, që ka 25 vjet shkarravit mbi dokumentat dhe shkresat zyrtare, që i sjellin mbi tryezë teknokratët. I shkarravit dokumentet e shtetit dhe i ngjit mbi muret e zyrës kryesore të shtetit, duke e shkelur shtetin me këmbë, si një lodër letër, nga ato që fëmijët provojnë të vizatojnë imazhet e para dhe i hedhin në kosh.
Shumë ngjyra ka kjo protestë për një deshtak lapustilash, që e mendon botën sa fundi i gotës, ku qan hallet e paaftësisë së vet, sa korraca e breshkave që mban pranë.
Po aq absurde sa këmbe-ngulja jote për të mos ikur, duket edhe heshtja e politikanëve evropianë, që të rrinë pas krahëve.