Protestuesit janë në një mision historik, Almer Toska: Kryeministri po ndjen fundin
Gazetari Almer Toska deklaroi se protestuesit janë në një mision historik dhe se kryeministri Edi Rama po ndjen fundin.

Gazetari Almer Toska, i ftuar në News24, tha se motoja e qeverisë shqiptare vazhdon që të jetë “Vidh dhe largo”. Toska shprehet se protestuesit janë në një mision historik dhe se qytetarët nuk u dëgjuan për katër muaj. Ata dolën për të treguar zemërimin ndaj qeverisë, e cila ka pasur moto vidh e largo shqiptarët, për të pasurojë një grusht njerëzish pranë Edi Ramës. Toska tha se protestuesit janë në një mision historik dhe se shqiptarët flasin akoma për të drejtat. Ai shton se kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet e fundit që kishte në agjendë, sepse ai ndjen se situata është duke i rrëshkitur ndër këmbë. Rama ka anuluar takimet, ku sërish do flitej për afera korruptive. Toska deklaroi se qytetarët e ndershëm sot janë kundër të korruptuarve dhe se Rama po ndjen fundin.