Politikë
Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, molotovë hedhen drejt policisë
Protesta është zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku forcat e policisë janë të pranishme për të menaxhuar situatën.

Protesta është zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku situata është tensionuar pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të forcave të policisë. Protestuesit janë përballur me efektivët e rendit, ndërsa hedhja e molotovëve ka rritur tensionet në zonë. Forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në terren për të menaxhuar situatën, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta pranë Parlamentit.