Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin për dorëheqjen e Ramës
Protestuesit shqiptarë marshojnë në rrugët e Tiranës dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Ramës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin organizuar.

Protestuesit shqiptarë nuk ndalin marshimin në rrugët e Tiranës, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Krye marshuesit janë të rinjtë, të cilët thërrasin në kor "Rama, jep dorëheqjen!" duke kërkuar largimin e kryeministrit nga detyra.
Forcat e policisë po ndjekin protestuesit nga pas, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të penguar vijimin e marshimit. Prej kohësh, të rinjtë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe lidhje me krimin organizuar.
Më herët gjatë ditës, situata në qendër të Tiranës u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, gjatë të cilave u raportua përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës. Pavarësisht ndërhyrjeve të forcave të rendit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke mbajtur të pandërprerë protestën dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.