"Dorëheqja e Ramës, domosdoshmëri historike" / Spartak Ngjela: Protesta e rinisë studentore është shumë e fortë
Avokati Spartak Ngjela kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri historike për Shqipërinë.

Avokati Spartak Ngjela kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri historike për Shqipërinë. Ngjela i referohet protestave të studentëve dhe paralajmëron për përgjegjësi të mundshme ligjore nëse kreu i qeverisë nuk largohet nga detyra.
Shqipëria apo Rama? Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë? Është pyetja thelbësore e sotme, sipas Ngjelës. Ai shpreh shqetësimin e tij për situatën politike në vend dhe deklaron se protesta e rinisë studentore është e fuqishme dhe përbën një sinjal të rëndësishëm për gjendjen në Shqipëri.
"Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike. Gjendja është shumë e rëndë sot për Shqipërinë. Protesta e rinisë studentore është shumë e fortë", shprehet ai.
Ngjela shkon edhe më tej në deklaratën e tij, duke paralajmëruar se, nëse Rama nuk jep dorëheqjen brenda ditës, përgjegjësia e tij mund të bëhet objekt i SPAK. "Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK", thotë Ngjela.