Ngjela: Rama me dy alternativa, dorëheqje ose subjekt i SPAK-ut
Avokati Spartak Ngjela ka thënë se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është domosdoshmëri historike për Shqipërinë, e cila është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.

Avokati i njohur Spartak Ngjela e ka cilësuar sot si një domosdoshmëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale lidhur me protestat disaditore në vend, Ngjela shprehet se gjendja e Shqipërisë është e rendë në prak të rrezikut kombëtar dhe drejt shkatërrimit. Sipas tij, në rast se nuk jep dorëheqjen, Rama do të ketë edhe më shumë përgjegjësi përballë organeve gjyqësore. "Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike. Gjendja është e shumë rendë sot për Shqipërinë. Protesta e rinisë studentore është shumë e forte. Pyetja thelbësore është kjo: dorëheqja e Edi Rama apo shkatërrimi i Shqipërisë? Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit. Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama. Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda dites së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK", shkruan Ngjela.