Spartak Ngjela shtron dilemën: Shqipëria apo Rama?
Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar dorëheqjen menjëherëse të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë si një domosdoshmëri historike për Shqipërinë.

Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar publikisht dorëheqjen menjëherëse të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë si një domosdoshmëri historike për Shqipërinë. Në një reagim në rrjetin social "Facebook", Ngjela shpreh se vendi ndodhet në një situatë tepër të rëndë, duke i referuar edhe protestat e rinisë studentore, të cilën e konsideron një faktor të rëndësishëm në zhvillimet aktuale.
Avokati vendos përballejen politike në terma dramatike, duke ngritur pyetjen nëse vendi duhet të vijojë me Ramën në krye të qeverisë. Sipas Ngjelës, e vetmja rrugëdalje nga situata që ai përshkruan është largimi i kryeministrit nga detyra.
"Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike. Gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë. Protesta e rinisë studentore është shumë e fortë. Rinia është rini!
Pyetja thelbësore është kjo: Shqipëria apo Rama? Dorëheqja e Edi Rama apo shkatërrimi i Shqipërisë? Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit. Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda ditës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, ngritur kundër tij në SPAK", shkruan Spartak Ngjela.
Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje të ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.