Arsenali fiton me gol në fund në ndeshjen kundër Nottingham Forest
Arsenali fitoi me rezultatin 1-0 në ndeshjen kundër Nottingham Forest, duke arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe duke rikthyer vendin e dytë në renditje.

Arsenali ka arritur një fitore minimale 1-0 në ndeshjen kundër Nottingham Forest. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta gjeti rrugën e fitores vetëm në minutën e 80-të të takimit. Madueke realizoi golin e fitores me një gjuajtje të fortë me këmbë të djathtë.
Kjo është fitore e dytë radhazi për skuadrën londineze në kampionat. Me këto tre pikë, "Topçinjtë" rimarrin vendin e dytë në renditje dhe arritin në kuotën e 18 pikëve.
Aktualisht, Arsenali mbajnë një distancë prej dy pikësh ndaj Brightonit, që pozicionohet në vendin e tretë. Sfida e radhës e skuadrës do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich. Takimi europian do të zhvillohet mërgën në orën 21:00 në stadiumin "Allianz Arena".