Protestuesit shpërndanë gurët e trotuarit në Tiranë, policia reagoi me forcë
Protesta e dielës në Tiranë u zhvillua në një situatë të rëndë, me akte të rënda dhune dhe djegie të komisariatit numër 3.

Protesta e dielës në Tiranë u zhvillua në një situatë të rëndë, me akte të rënda dhune dhe djegie të komisariatit numër 3. Në mbrëmje, një fadromë ka hequr gurët e trotuarit nga bulevardi 'Dëshmorët e Kombit', që ishin përdorur masivisht nga protestuesit për të qëlluar në drejtim të policisë. Gurët u shpërndanë në të gjitha drejtimet për të shmanget përdorimimi i mëtejshëm i tyre.
Policia reagoi edhe lidhur me incidentin e regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku një grup protestuesish të maskuar është futur në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore, duke vijuar sulmin ndaj efektivëve.