Reagon Ali Ahmeti: Politika shqiptare duhet të deshmojë maturi në momente delikate
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke thënë se politika shqiptare duhet të deshmojë maturi, urtësi dhe vetëdije të lartë për interesin e përbashkët.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke thënë se politika shqiptare duhet të deshmojë maturi, urtësi dhe vetëdije të lartë për interesin e përbashkët. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Ahmeti ka thënë se situata aktuale duhet të tejkalohet me maturi, përmes dialogut dhe veprimeve të përgjegjshme, në mënyrë që të mos demtohet më tej besimi te institucionet, jeta e qytetarëve dhe funksionimi demokratik i shtetit.
Ahmeti ka thënë se Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve, dhe se çdo shqiptar ka përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e vështirësive. Ai ka thënë se Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh.
Gjithashtu, Ahmeti ka thënë se bën thirrje studentëve dhe të gjithë protestuesve që t'iu shprehin me dinjitet kërkesat e tyre dhe të mos lejojnë që tensionet dhe përplasjet t'u zbehin mesazhin. Ai ka thënë se shkatërrimi nuk është zgjidhje, por forca e një proteste qëndron në qartësi e kërkesave, këmbëngulja qytetare dhe besnikëria ndaj parimeve demokratike.
Ahmeti ka thënë se institucionet e shtetit kanë një përgjegjësi të veçantë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve. Ai ka thënë se uniforma e policisë duhet të jetë simbol i ligjit, profesionalizmit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ndërsa institucionet duhet të veprojnë me paanshmëri, maturi dhe respekt të plotë për të drejtat themelore.
Ai ka thënë se çdo situatë duhet të trajtohet me përgjegjësi, duke shmangur përshkallëzimin dhe duke garantuar respektimin e ligjit nga të gjithë. Ahmeti ka thënë se asnjë forme dhunë, nga cilado palë, nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës. Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar.
Ahmeti ka thënë se Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të deshmojë në praktikë respekt për demokracinë, sundimin e ligjit, institucionet dhe të drejtat e qytetarëve. Ai ka thënë se sot, më shumë se kurrë, duhet të deshmojë se mund të mos pajtohemi, pa u përcjapë, dhe se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por ato nuk duhet të bëhen pengesë për interesin e përbashkët.
Ahmeti ka thënë se Shqipëria është atdheu i të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të saj, dhe ajo është shtëpia e përbashkët e brezave që sakrifikuan për liri dhe barazi. Ai ka thënë se në momente të tillë, udhëheqja politike matet me aftësinë për të ulur tensionet, për të krijuar ura komunikimi dhe për të dhënë shoqërisë rrugëdalje konkrete. Prandaj, kjo është koha për një reflektim të gjerë atdhe-dashës. Shqipëria ka nevojë për një angazhim që i tejkalon kufijtë partiakë dhe vendos në radhë të parë interesin e qytetarëve, stabilitetin institucional dhe të ardhmen e vendit.