Protestat në Tiranë: Dita e gjashtë e përplasjeve mes policisë dhe të rinjve
Kjo është dita e gjashtë e protestave të të rinjve në Tiranë, që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat u përshkallëzuan në mbrëmje, me përplasje dhe shpërthime të mjeteve piroteknike. Forcat e policisë u vendosën përgjatë bulevardit dhe në sheshet kryesore të kryeqytetit, të mbështetura nga automjete të blinduara dhe ujëhedhëse. Demonstruesit vijuan protestën mes përplasjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës. Retë e dendura të gazit mbuluan pjesë të qendrës së Tiranës, ndërsa shpërthimet dhe ndërhyrjet e forcave të rendit krijuan skena kaotike në rrugët përreth.