Rama: Dhuna dhe shkatërrimi i qytetit nuk do sjelljë uljen e kostos së jetesës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve për dhunë dhe shkatërrim gjatë protestave, duke shprehur se akte të tilla nuk mund të sjellin zgjidhje për problemet ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Gjatë deklaratës me Policinë e Shtetit, Rama theksoi se djegia e pemëve, shkatërrimi i makinave dhe sulmet ndaj bizneseve nuk do të ulin koston e jetesës dhe as nuk do të përmirësojnë pagat apo mundësitë për strehim. Ai u ndal gjithashtu te kontributi i taksave nga ndërtimet në financimin e shkollave, infrastrukturës dhe programeve të strehimit social, duke dënuar dhunën ndaj policisë dhe duke shprehur solidaritet me efektivët e lënduar dhe familjet e tyre.