Rama: Studentët që hedhin gurë do të humbasin bursën dhe mbështetjen financiare
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj personave që dhunojnë Policinë e Shtetit gjatë protestave, duke bërë të ditur se ata do të përballen me sanskione administrative dhe do t’u hiqen bursat apo mbështetja financiare nga shteti.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj personave që dhunojnë Policinë e Shtetit gjatë protestave, duke bërë të ditur se ata do të përballen me sanskione administrative dhe do t’u hiqen bursat apo mbështetja financiare nga shteti.
Rama tha se nuk do të ketë arsim falas për ata që hedhin gurë dhe se ata do të përballen me masa administrative. Ai tha se ata nuk do të kenë bursa dhe asnjë kokërr leku nuk do të marrin nga taksat e shqiptarëve.
Rama tha se ai është gatshëm për dialog pa kufizime kohore apo vendore, por përjashtoi kategorikisht faktorët politikë dhe personat që përdorin dhunë ndaj forcave të rendit.
Rama tha se ai mendon se duhet një zgjidhje për të zgjidhur këtë problem dhe se të gjitha këto janë pjesë e zgjidhjes, por nuk janë vetë zgjidhja. Ai tha se edhe ata që gjuajnë me gurë do të paguajnë dhe ata që gjykata i lëshon sepse nuk ka prova që është kriminel ai që i nxjerr sytë policit, dhe ai kriminel është prapë i yni, i familjes sonë të madhe.
Rama tha se ata që u qajnë hallin dhe demoralizojnë policinë, le të shikojnë se si veprojnë kolegët tuaj në Francë. Ai tha se nëse ka një njeri që i ka dëgjuar, ai jam unë, se kanë qenë poshtë dritares sime, se i kam pasur poshtë penxheres, ose në burg, ose në litar, dhe këndonin ato këngët e antifës. Por, sinqerisht, prej katër muajsh nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë racionale që lidhet me arsimin apo shëndetësinë.
Rama tha se nuk e kam dëgjuar derën të trokasë dhe të vijnë e të ulen: ‘O zotëri, duhet të ikësh, se do të vijmë ne. Jemi rinia, jemi e ardhmja’, sepse 1, 2, 3, 4, 5, ballë për ballë. Jo vetëm që nuk kanë ardhur, por edhe kur kam komunikuar me ta, më kanë thënë: ‘S’ka më dialog me ty, se ka mbaruar ora jote’. Paska mbaruar ora e popullit shqiptar, që e ka votuar me votë, por paska ardhur ora e gurit. Dialog në çdo orë, në çdo vend, përveç forcave politike, përveç atyre që gjuajnë me gurë, që gjuajnë policinë.