Rabiot, i pakënaqur me veten dhe shokët: “Jam i zemëruar, nuk e di nëse e meritonim”
Adrien Rabiot, mesfushori i Milani, ka shprehur pakënaqësi me veten dhe shokët e tij pas fitores 3-2 kundër Atalantës. Ai ka kritikuar rënien e përqendrimit pas pushimit dhe ka thënë se skuadra duhet të punojë për të përmirësuar mentalitetin dhe qëndrueshmërinë gjatë gjithë 90 minutave.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por më pas, çuditërisht, humbëm fillin e lojës. Jam i zemëruar, sepse nëse luajmë kështu në pjesën e dytë, ende e kota të bëjmë një pjesë të pare të mirë. Për fat të mirë fituam, por nuk e di nëse e meritonim këtë fitore”, tha Rabiot.
Francezi u ndal edhe te problemet që Milani po shfaq në momente të caktuara të ndeshjeve, duke përjashtuar lodhjen fizike si shkakun kryesor. Sipas tij, problemi lidhet me aspektin mendor dhe humbjen e përqendrimit kur skuadra krijon një avantazh të konsiderueshëm.
“Nuk është diçka fizike, por mendore. Ishim tre gola përpara dhe më pas ulëm përqendrimin. Kur përballesh me një ekip cilësor, rrezikon të barazohesh dhe madje të humbash ndeshjen”, theksoi mesfushori.
Rabiot kujtoi gjithashtu se kishte ngritur të njëjtin çështje edhe pas përbaljes me Sassuolon, duke insistuar se skuadra duhet të punojë për të përmirësuar mentalitetin dhe qëndrueshmërinë gjatë gjithë 90 minutave.
Kritikat e tij u drejtuan edhe ndaj lojtarëve që aktivizohen gjatë ndeshjes, të cilët, sipas francezit, duhet të japin një kontribut të madh për të ruajtur ritmin dhe ekuilibrin e skuadrës.