Rama: Policët që janë në front do të marrin shpërblim 2500 euro
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se policët që janë në front do të marrin një shpërblim prej 2500 euro, përveç rritjes së pagës së tyre në fillim të janarit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në një takim me efektivët e Policisë së Shtetit se çdo polic që është në front do të ketë një shpërblim prej 2500 euro. Rama ka përmendur se nga 1 janari do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe paga e tyre. "Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekranë kërkojnë që policia të dorëzohej. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra", tha Rama.