Ministrja e Arsimit: Flisni me fëmijët, çdo orë që ua merr dhuna është orë e humbur
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë një apel për prindërit të fëmijëve që janë në protestë. Ajo u kërkoi prindërit të flasin me fëmijët e tyre dhe të kenë besim në mësuesit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë një apel për prindërit të fëmijëve që janë në protestë. Ajo u kërkoi prindërit të flasin me fëmijët e tyre dhe të kenë besim në mësuesit. "Të dashur prindër, kini besim te mësuesit. Por sidomos flisni me fëmijët tuaj. Çdo orë që ua merr dhuna, çdo minutë që shohin vandalizmat që i janë bërë qytetit tonë në rrjetet sociale, janë orë të humbura nga jeta e tyre. Koha e tyre është për edukim. Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë", tha Kumbaro.