WFP: Gjysma milione njerëz në Gaza do të humbasin aksesin në ndihmën ushqimore
Komuniteti ndërkombëtar është i thirrur të mos e zhvendosë vëmendjen nga situata në Gaza, ku nevojat humanitare mbeten të mëdha.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) njoftoi se do të reduktojë operacionet humanitare në Gaza për shkak të mungesës së fondeve. Kjo do të çojë në humbjen e aksesit të ndihmës ushqimore për rreth gjysmë milioni njerëz. WFP do të kufizojë ndihmën e saj nga 1.6 milionë në 1.1 milionë njerëz në muaj. Reduktimi i ndihmës vjen në një moment të vështirë për popullsinë civile, e cila varet nga mbështetja humanitare për sigurimin e ushqimit dhe nevojave bazë. Sean Hughes, drejtor i WFP-së në territoret palestineze, deklaroi se organizata po detyrohet të marrë vendime të vështira për shkak të mungesës së financimit. Ai u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos e zhvendosë vëmendjen nga situata në Gaza, ku nevojat humanitare mbeten të mëdha.