Lady Gaga: Një nënë e dashur dhe mbrojtëse, këngëtarja shijon momentet e veçanta me vajzën e saj
Lady Gaga është përshtatur plotësisht me rolin e nënës dhe është e lumtur të këndojë së bijës Rose, të cilën ajo dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, e kanë lindur në qershor përmes një nëne surrogate.

Lady Gaga është në një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, atë të mëmësisë. Këngëtarja 40-vjeçare është përshtatur plotësisht me rolin e ri dhe, sipas një burimi pranë saj, nuk ka gjë që e lumturon më shumë sesa t’i këndojë së bijës. Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, 43 vjeç, u bënë prindër të një vajze në qershor, përmes një nëne surrogate. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes, këngëtarja duket se ka vendosur familjen në qendër të vëmendjes së saj.
Gaga është e dashur, mbrojtëse dhe adhuron t’i këndojë Rose-s. Çdo mbrëmje i këndon ‘La Vie en Rose’, si dhe ninulla. Edhe pse vazhdon të angazhohet me markën e saj të kozmetikës, Haus Labs, pjesën më të madhe të kohës këngëtarja ia kushton vajzës. Sipas burimit, Gaga dhe Michael ndihen tashmë si një familje e plotësuar dhe emocionohen sa herë flasin për rritjen e vogëlushes.
Ajo ka dashur gjithmonë të bëhej nënë. Ishte diçka shumë e rëndësishme për të. Pas përfundimit të turneut në prill, Gaga ishte e gatshme të ngadalësonte ritmin e jetës dhe të largohej për pak kohë nga vëmendja publike, për t’iu përkushtuar kësaj faze të re. Ajo po shijon momentet e veçanta me vajzën e saj. Michael është i mrekullueshëm me të voglën dhe të dy po mësojnë së bashku të përshtaten me jetën si prindër. Gaga nuk dëshiron të humbasë asnjë çast.
Edhe emri i vajzës mbart një domethënie të veçantë. Rose besohet se është frymëzuar nga kënga franceze “La Vie en Rose”, të cilën Lady Gaga e interpretoi në filmin A Star Is Born, në vitin 2018. Ndërsa emri i dytë, Bean, sipas një burimi, mund të jetë një homazh për aktivistin Carl Bean, i cili frymëzoi këngëtaren për krijimin e hitit të saj “Born This Way”. Duket se, larg skenës dhe shkëlqimit të famës, Lady Gaga po shijon një kapitull të ri të jetës, ku momentet më të çmuara i përkasin familjes dhe vogëlushes Rose.