Aktualitet

Rama duhet të largohet

3 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Protestuesit e sotëm janë njerëzit tanë, shqiptarë dhe gjak shqiptari, të mos kërkojmë në çdo rast "armiq të jashtëm" apo opozitën prapa tyre. Fakti që ata hodhën në Lanë deputetin e Partisë Demokratike tregon se nuk janë me PD-në, janë me veten e tyre.

Foto nga burimi: Rama duhet të largohet

Gjatë 15 viteve të jetës sime kam qenë i zgjedhur katër herë nga kongresi në udhëheqjen kombëtare të partisë, deputet dhe gazetar i saj. Prej 21 vjetësh nuk kam asnjë lidhje me administratën shtetërore. Në qeverisjen 13-vjeçare të Edi Rama nuk kam punuar asnjë minutë vetëm. Kam nxjerrë buken time me anë të kalemit të gazetarit dhe të pensionit. Kjo më jep mundësinë të shprehem plotësisht i lirë prej çdo kompleksi, ashtu siç kam bërë gjatë jetësime. E bëra këtë jetëshkrim që të tjerët mos lodhen duke gërmuar në biografinë time.

Në tetor të vitit 2005, kur Partia Socialiste kishte dalë në opozitë, kam botuar në gazetën "Shekulli" shkrimin me titull: "Prishësi i qetësisë". Ishte një mbështetje publike e hapur për zgjedhjen e Rama në krye të Partisë Socialiste, pas dorëheqjes së kryetarit Nano me humbjen e zgjedhjeve. Edi Rama, me të cilin nuk kisha asnjë lloj lidhjeje, që sapo kishte filluar fushatën për kryetar partisë më telefonoi dhe më falenderoi për shkrimin. Mund ta ribotoj prapë sot atë artikull me vlera historike. Gjatë 21 viteve të tij si kryetar partisë kam patur edhe një telefonatë tjetër prej tij dhe kaq. Vetë nuk e kam marrë asnjë herë në telefon. Nuk kam patur nevojë për të. Nuk kam patur as arsye për ta falenderuar.

Gjatë 13 viteve në pushtet kam mbështetur qeverinë socialiste sa herë kam menduar se ka bërë punë të mira dhe e kam kritikuar sa herë ka bërë punë të keqia. Mendimi im është se gjatë këtyre viteve në Shqipëri janë bërë shumë punë të mira që nuk është as koha as vendi të përmenden se edhe janë të thënë. Këto nuk do të mohohen kurrë drejtuesit të qeverisë Edi Rama.

Nga ana tjetër na del se janë lehtë edhe shumë punë ende pa u bërë nga qeveria e gjatë e tij dhe, po ashtu, janë bërë edhe punë të keqia. Këto e kam parë në reagimet e publikut jo vetëm në protestat e tanishme, por edhe në ato të "flamingove" muaj më parë dhe të tjera. Atëherë dolën në bulevard gati njëqind mijë njerëz kundër qeverisë dhe shumë prej tyre ishin të majtë, edhe socialistë. Mos duhet të presim që të dalin prapë në bulevard njëqind mijë kundër qeverisë? Ata aty janë, dalin edhe prapë.

Nuk është vendi sot të thuhen të gjitha, por vetëm disa cekë të tyre. Pas 35 vitesh demokraci në Shqipëri është krijuar një brez i ri që as e di dhe as nuk do të ia dijë fare se çfarë ishte komunizmi. Gogoli "komunizëm" nuk egziston për ta. Ata duan ta shikojnë veten të njëllojtë me brezin e ri të vendeve të zhvilluara dhe nuk e gjejnë këtë gjë këtu. Rama pra nuk ua krijoi dot gjatë 13 viteve. Këto "Evropë shqiptare" nuk do të ua krijojë atyre as ndonjë parti apo politikan i ri që do të vijë në pushtet pas Rama, se nuk është e mundur të bëhet ajo për pak vite. Por te ata tani është ngulitur mendimi se Rama është fajtori i të gjitha "të zezave" dhe askush nuk ua heq dot nga mendja këtë ide, vetëm ikja e tij nga karriga. Duhet të ikë Rama që të qetësohen përkoheqësisht gjakrat e ndezura të rinisë shqiptare.

Shqipëria ka ende varfëri të skajshme. 500 mijë pensionistë i kanë...

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.