Protesta në Kurbin: Rinjtë kërkojnë largimin e Rama nga pushteti
Protestat kundër qeverisë Rama janë shtrirë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe qytetin e Kurbinit, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit nga pushteti.

Protestat kundër qeverisë Rama janë shtrirë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe qytetin e Kurbinit, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit nga pushteti. Situata është tensionuar pranë Bashkisë së Kurbinit, ku protestuesit kanë vënë flakën godinës. Gjatë protestës, të rinjtë kanë brohoritur thirrjen "Rama në burg", duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Protesta në Kurbin i bashkohet lëvizjes së të rinjve edhe në qytete të tjera të vendit, ku po zhvillohen tubime dhe bojkote të mësimi në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Facebook, ku ka shtrirë dorën për dialog.
"Protestat janë një E DREJT, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këto fazë të zhvillimit tonë demokratik. Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike. Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përveçse do të paguajnë financiarisht si ata. Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre. Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte", thotë Rama.
Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje të ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.