Zbulohen pajisje dhe llastiqe gjuetie për protestuesit, një magazinë kontrabande në Tiranë
Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë e mbushur me pajisje elektronike dhe artikuj pa dokumentacion, në një operacion të koduar "Infrastruktura". Një 23-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për tregti të llastiqeve gjuetie dhe sferash metalike për pjesëmarrësit në protestat e fundit.

Një magazinë e mbushur me pajisje elektronike dhe artikuj pa dokumentacion është zbuluar nga Policia e Tiranës në një operacion të koduar "Infrastruktura". Një 23-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për tregti të llastiqeve gjuetie dhe sferash metalike për pjesëmarrësit në protestat e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu, shtetasi me inicialet O. M., banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën "Tre Dëshmorët", duke iu shitur llastiqe gjuetie dhe sfera metalike. Mallrat u sekuestruan si prova materiale.
Pas arrestimit, uniformat blu kontrolluan edhe një magazinë që 23-vjeçari posedonte në rrugën "Kolë Idromeno", ku zbuluan mbi 450 pajisje dhe artikuj të dyshuar si të kontrabanduar, për të cilët ai nuk dispononte dokumentacion.
Mes sendeve të sekuestruara janë 239 drone të madhësisë së ndryshme, 75 llastiqe gjuetie, sasi të konsiderueshme sferash metalike, 44 telefona celularë, si dhe pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve.
Në magazinë u gjeten gjithashtu pajisje elektronike, syze me videoregjistrues, pajisje DVR, kamera për automjete, detektorë për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave, pajisje lazer, orë inteligjente, çanta me hapje përpermësh gjurmëve të gishtave dhe artikuj të tjerë teknologjikë.
Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, detektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar.
Në magazinë u gjeten edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike.
Vihet në prangë 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme.
Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe institucioneve.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar "Infrastruktura", gjatë të cilës u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën "Tre Dëshmorët", duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën "Kolë Idromeno", ku u gjeten:
-239 drone të madhësisë së ndryshme; -75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike; -17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronike me GPS; -1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector); -3 pala syze me videoregjistrues; -7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete; -1 kompresor, 8 elektrike dore; 6 pajisje lazer; -2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave; -12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max; -8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.
Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj.