14 persona në spital, mes të plagosurve policë, qytetarë dhe gazetare
Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka përditësuar të dhanët mbi gjendjen e tyre shëndetësore, duke konfirmuar se asnjëri prej pacientëve nuk ndodhet në rrezik për jetë.

Katërmbëdhjetë persona vijnë të qëndrojnë të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas lendimeve që kanë pësuar gjatë protestave të ditëve të fundit. Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka përditësuar të dhanët mbi gjendjen e tyre shëndetësore, duke konfirmuar se asnjëri prej pacientëve nuk ndodhet në rrezik për jetë. Mes personave që po marrin trajtim mjekësor janë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, katër qytetarë që kanë qenë kalimtarë, katër pjesëmarrës në protesta dhe një gazetare e lënduar gjatë zhvillimit të tubimeve. Personeli mjekësor po i trajton pacientët në pavijone të ndryshme të Spitalit të Traumës, kryesisht në Ortopedi. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm një prej të lënduarve ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa asnjë pacient nuk po trajtohet në reanimacion. QSUT konfirmon se gjendja shëndetësore e të 14 personave paraqitet e mirë, pavarësisht ditëve të marrë gjatë incidenteve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar protestat.