Shefi i Rendit pengon gazetarin Osman Stafa për të filmuar një ngjarje në Tiranë
Shefi i Rendit në Tiranë, Kongres Metushi, ka tentuar të pengojë gazetarin Osman Stafa për të filmuar një ngjarje në sheshin Skënderbej, ndërsa ai bënte punën e tij.

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në sheshin Skënderbej, afër Bankës së Shqipërisë. Shefi i Rendit në drejtorinë e Policisë së Tiranës, Kongres Metushi ka tentuar që të pengojë gazetarin Osman Stafa teksa bënte punën e tij, ndërsa tentoi t’i merrte telefonin.
“Ça ke që filmon?! Ngele tërë kohës duke na filmuar!”-i kthehet polici Stafës. Ndërkohë ky i fundit reagon duke shtuar; “Gangster je ti? Unë filmoj ça të duash”
Stafa ishte duke filmuar një moment kur policia ka ndaluar një grup të rinjsh që qëndronin në shesh, ndërkohë policia duket se është bezdisur.