Aktualitet

Edi Rama, shkaxhi i evropianizimit, por në një Shqipëri të varfër dhe të shpërbërë

4 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Edi Rama është një shkencëtar i njohur për të treguar se si një vend evropian është i mundur të bëhet, por në Shqipëri, ai është shkaktuar një varfëri dhe shpërbërje të thellë. Shumë shqiptarë kanë emigruar dhe popullsia është zbritur në rreth 2.34 milionë banorë.

Foto nga burimi: ED RAMA, SHAKAXHIU I EVROPIANIZIMIT

Largimi i kryeministrit Edi Rama do të shënonte kalimin e vijëndarëses midis rendit të vjetër dhe atij të ri, e domosdoshme kjo për të bërë realitet ndërtimin e një Shqipërie europiane, ku liria dhe demokracia të jenë realisht funksionale e jo slogan, si deri më sot. Kontrolli i qeverive dhe politikave që ato ndjekin përbën debatin më të madh jo vetëm të qëllimit të protestave lokale por dhe atyre globale. Referuar raportimeve mediatike vatrat të nxehta të demostratave momentale rezultojnë të jenë në Shqipëri, Itali, Francë, Spanjë, Belgjikë, Portugali, Argjentin, Turqi e Indi. Ndërkohë analistët e politikave botërore parathonë zgjerimin e kraterit të pakënaqësive popullore edhe në vende të tjera. Motivi që i ka nxitur protestat është rritja palogjikshmërisht e kostos së jetës, reformat në arsim, problemet me strehimin dhe pakënaqësitë ndaj qeverive uni-shtet-pushtet të llojit Edi Rama. Përveç masivizimit e qënisë protagonist potent, kryesisht, të të rinjve studentor, por jo vetëm, të gjitha këto lëvizje demostruese kanë të përbashkët objektivin. Përmbysjen nga themeli të kastave të vjetra monopolizuese të pushtet-politikës që ka shpënë në pabarazinë social-ekonomike. Ndërtimi i uni-shtet-pushteteve nepotiko-patronazhisto-ekspansioniste ka konfiguruar ndarjen e botës në shumë të pasur e shumë të varfër. Në popullsi që vuajnë privacione dhe individë e grupe që gëzojnë dhe shijojnë gjithçka, me tepri. Nga që kanë shfrytëzuar administrimin e pushtetit për të grumbulluar pasuri të pamërtueshme, duke futur duart në buxhetet e pronësisë publike. Shqipëria e pushtet-shtetit të Edi Ramës është kryesuese tipike e kësaj strukture përfituese me bazë nepotizmo-patronazhizmin, që në vend të “rilindjes” e nxjerrjes nga gropa e krizës së trashëguar prej paraardhësit Berisha, 14 vite pas qeverisjes e çoi vendin në kolaps. Në kolapsin e lindur nga paaftësia e shërimit të plagëve të vjetra dhe hapjen e të rejave me kosto të renda gjithëkombëtare. Nga përrenj, ujrat e shqiptarëve pa perspektivë të vijimësisë së normale të jetës brenda shtetit të tyre, u shndëruan në lumenj. Referuar statistikave zyrtare rezulton se për periudhën 2023-2026, mbi 166,400 shqiptarë neto kanë emigruar. Gjatë viteve të fundit pas pandemisë, trendi ka mbetur në nivele të larta, ku çdo vit largohen mesatarisht rreth 29,000-44,000 persona më shumë se numri i personave që riatdhesohen. Rreth 62% e emigrantëve janë nën moshën 35 vjeç. Grupmoshat më aktive që braktisin vendin janë ato 25-29 vjeç dhe 30-34 vjeç. Përveç individëve të vetëm, vihet re një ikje në masë edhe e familjeve të reja. Si pasojë e kësaj vale emigracioni të kombinuar me rënien e lindjeve, popullsia e Shqipërisë ka zbritur në rreth 2.34 milionë banorë, kumtojnë statistikat zyrtare, duke konfirmuar përmasat e dhimbëshme të ikjes, arratisjes nga trualli am në gjatë 14 viteve qeverisjeje të 4 kabineteve Rama. Në vend që të përgjatë 14 viteve asetet e të ardhurat publike të shërbenin për mirëqënien gjithëkombëtare iu dedikuan pasurimit të çmendurak të rrethit oligarkik të kryeministrit Rama, patronazhistëve e të huajve spekulant. “Nuk ekziston një përqindje ekzakte apo shifër zyrtare e unifikuar rreth pjesës së aseteve publike që në tërësi i është dhënë sektorit privat në Shqipëri”, shënon në kanalet zyrtare të komunikimit ndërsa ekspertë të ekonomisë komentojnë se jo pa qëllim qeveria e ka shmangur krijimin e një inventari apo regjistri të përditësuar të aseteve fizike publike (rrugë, hekurudha, ndërtesa, ujësjellesë etj.). Të dhënat e fundit zyrtare të plota mbi vlerën e aseteve publike i përkasin vitit 2014. Pa një vlerë totale fillestare të aseteve aktuale, llogaritja e një përqindjeje të saktë të pjesës që u është dhënë privateve është e pamundur. Në këtë mjegull zyrtare spekulative i dukshëm është fakti që politikat qeverisëse Rama, në sloganin e futjes së vendit në BE, të përdorura teprueshmërisht si mjet për të shtyrë viteqeverisjet, e epitetuan Edi Ramën si shkaxhi të evropianizimit. Pasi vendi u shndërrua në bahë oligarkiko-personale dhe jo në territor i gjithëkombësisë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.