Sociale
Bojkoti i mësimit në Universitetet e Vlorës/ Forcat e policisë pranë fakulteteve
Bojkoti i mësimit në Universitetet e Vlorës, forcat e policisë pranë fakulteteve, protestat studentore në të gjithë vendin.

Pas orës 11:00 pritet të ketë një grumbullim i studentëve pranë rektoratit, ndërsa mbetet për t'u parë nëse ata do të organizohen për të vijuar protestën. Mësimi ka vazhduar normalisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë pavarësisht numrit të ulët të studentëve në auditore. Një pjesë e tyre janë futur në mësim, ndërsa të tjerët kanë zgjedhur të bashkohen bojkotit, në kuadrën e protestave studentore.