Sociale

Rama: një fjalim diktatorial për të intimidojë studentët

1 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Studentët nuk tërhiqen pa dorëheqjen e kryeministrit, Rama

Foto nga burimi: “Nuk është protestë luksi, pa dorëheqje nuk tërhiqemi”/ I riu: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

Një student në protestën e sotme i është përgjigjur deklaratave të Ramës i cili më herët deklaroi se do të ndërpriten bursat për studentët që përfshihen në revoltë. I riu tha se e gjitha është presion dhe se Rama po përdor çdo formë për t’u bërë presion studentëve. “Qëllimi i kësaj proteste është që të arrijmë një jetesë standarde. Nuk është protestë luksi, ne po rrihemi për gjëra minimale. Gjithë studentët janë në një mendje, pa dorëheqjen e kryeministrit nuk tërhiqemi. Sot ai bëri një fjalim diktatorial, tha do ndërpritet bursat. Unë mund të revoltohem të thyej një xham, më nxirr para gjykatës. A ka ndonjë ligj që dhuna në protestë të privon nga bursa? Ky është presion, por sado të mundohet ta fshehë, por ai po provon veglën e fundit për të intimiduar studentët…”, tha ai.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.