I riu në protestë: Kërkuam dialog për tre muaj, tani duam dorëheqje
Një i ri ka deklaruar se ai dhe të rinjtë e tjerë që protestojnë në Rrugën e Durrësit kërkojnë dorëheqje, pasi nuk kanë marrë seriozisht kërkesat e tyre.

Në Rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, një i ri ka folur për protestën e mbajtur në këto 7 ditë. Ai deklaroi se ata e kanë nisur me protestë paqësore, por sipas tyre, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ndihen të shpërfillur. Ai shprehet se u detyruan të kalojnë në akte të tjera dhune.
“Ne kemi protestuar tre muaj paqësisht dhe jemi neglizhuar, jemi tallur. Nuk na kanë marrë seriozisht. Në momentin që ne u revoltuam ai u ngrit të fliste me ne, por tani është shumë vonë se kur ne ishim paqësor tre muaj ti nuk doje të flisje, tani nuk duam ne të flasim dhe duam dorëheqje,” tha i riu në protestë.
Ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që janë në shtëpi të dalin këtu dhe të mbështesin protestën. Ai tha se nëse ata do sillen mirë me të rinjtë, ata do sillemi mirë, por nëse do hedhin gaz lotsjellës dhe do godasin me shkopa, ata do gjuajnë me gurë dhe do të kërkojnë të kalojnë në akte të tjera.