Politikë

Pedagogu në mbështetje të studentëve: Rama po gabon, qeveria mund të bjerë me protestë masive

1 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Pedagogu Besian Zogaj, në një intervistë, u shpreh në mbështetje të protestës së studentëve dhe kritikoi mënyrën se si e lexon kryeministri Edi Rama situatën.

Foto nga burimi: “Kupola drejtuese e shtetit është nën hetim, kreu i SHISH u arrestua”/ Pedagogu në mbështetje të studentëve: Rama po gabon, qeveria mund të bjerë me protestë masive

Në një intervistë në “News24”, pedagogu Besian Zogaj, u shpreh në mbështetje të protestës së studentëve. Gjatë intervistës, ai theksoi se protesta po i shërben vendit dhe se është një proces risocializimi dhe socializimi. Por thekson se mënyra se si e lexon kryeministri, sipas tij do të shtojë edhe më shumë reagimin më të madh të qytetarëve. “Kemi qenë çdo ditë në shesh për t’ju bashkuar studentëve, qytetarëve të lirë. Reagimi i kryeministrit sot ishte për ardhur keq njerëzit kanë zbritur në shesh për t’u shkëputur nga kultura e varësisë, për të hequr njerëz nga puna. Pra duhet parë me kujdes. Kryeministri Përshkallëzimi i protestës nisi më gjuhë qytetare, me fëmijë në shesh me një pamje të bukur dhe kulmoi me protestën më të madhe që ka përjetuar Shqipëria. Por nisi me etiketime, sorra…Zëri i qytetarëve nuk u dëgjua. Unë them se kush ka shkelur në protestë ka qenë gjithmonë me të. Qeveria mazhoranca nuk e ka lexuar mirë dhe po gabon rëndë. Forcat e Rendit duhet të ruajnë rendin por në proporcion me kompetencat që kanë. Kjo qeveri mund të bjerë me protestë masive. Kupola drejtuese e shtetit është nën hetim, kreu i SHISH u arrestua”, tha ai.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.