Bota
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet për të ndaluar luftën në Ukrainë.

Gjatë një takimi me zyrtarë të Azisë Qendrore në Uzbekistan, ai paralajmëroi se konflikti rrezikon të përhapet përtej dy vendeve. Rubio mbrojti përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvilluar negociata mes Moskës dhe Kievit. Ai pranoi se përparimi ka qenë i kufizuar, por tha se SHBA-ja mbetet e gatshme të shfrytëzojë çdo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. “Askush nuk po e fiton këtë luftë”, tha Rubio. “Njerëzit po vdesin çdo ditë. Çdo ditë ka shpërthime dhe shkatërrime”, tha ai.