Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit: çifti shijon kafen ndërsa Parisi digjet
Pamjet e pazakontë nga Parisi po bëhen virale në rrjetet sociale, ku një çift shihet duke shijuar qetësisht në një kafene, ndërsa vetëm pak metra larg tyre zhvillohen trazira dhe rrugët janë perfshirë nga zjarri.

Një skenë e pazakontë nga Parisi po bëhet virale në rrjetet sociale, ku një çift shihet duke shijuar qetësisht në një kafene, ndërsa vetëm pak metra larg tyre zhvillohen trazira dhe rrugët janë perfshirë nga zjarri. Pamjet janë regjistruar mbrëmjen e shtunës, pranë Harkut të Triumfit, një prej pikave më të njohura të kryeqytetit francez.
Në video, çifti duket i ulur në ambientin e kafenesë, pa u larguar nga tavolina, ndërsa jashtë saj situata është krejt e ndryshme. Në rrugët përreth janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe autoriteteve, në kuadër të episodeve të dhunshme që kanë perfshirë Parisin dhe qytete të tjera të Francës.
Kontrasti mes qetësisë së dy personave dhe kaosit që zhvillohet pranë tyre ka kthyer videon në një nga pamjet më të komentuara në rrjetet sociale. Ndërsa disa përdorues janë habitur nga fakti që çifti vazhdon të qëndrojë në kafene, tjerët janë përqendruar në atmosferën e pazakontë që krijohet nga dy skena kaq të ndryshme, të ndara vetëm nga pak metra.
Videoja është shpërndarë gjerësisht për shkak të këtij kontrasti të fortë, duke treguar se si jeta e përditshme mund të vazhdojë në dukje normalisht edhe kur, në afërsi, situata është e tensionuar. Pamjet vijnë në një kohë kur trazirat në Francë kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa zhvillimet në rrugët e Parisit po dokumentohen dhe shpërndahen vazhdimisht në rrjetet sociale.