Qytetari i moshuar: Rama duhet tërhequr zvarrë dhe larguar nga pushteti
Një qytetar i moshuar është bashkë me studentët në protestën e tyre në Tiranë, duke mbështetë studentët dhe gjimnazistët që kanë dalë në rrugë. Ai e konsideron protestën si një reagim i domosdoshëm për të ardhmen e vendit dhe pretendon se SPAK-u është pjesë e qeverisë.

Një qytetar i moshuar është bashkë me studentët në protestën e tyre në Parkun "Rinia" në Tiranë, duke shprehur mbështetjen për studentët dhe gjimnazistët që kanë dalë në rrugë. Ai e cilësoi protestën si një reagim i domosdoshëm për të ardhmen e vendit, duke pretenduar se SPAK-u është pjesë e qeverisë.
Qytetari u shpreh gjithashtu se Shqipëria nuk ka të ardhmen me qeverinë aktuale dhe kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe më pas zhvillimin e zgjedhjeve të lira. "Përveç studentëve dhe gjimnazistëve, janë edhe populli i Tiranës. Është një reagim i domosdoshëm për të ardhmen e këtij vendi. SPAK-u është pjesë e qeverisë, në të gjitha drejtimet. Ky vend, me këtë kryeministër dhe këtë qeveri, nuk ka asnjë të ardhme. Çdo ditë shkatërron dhe shet të gjitha të këqijat", tha ai.
Ai mbështeti në mënyrë të plotë ata që kanë dalë në protestë dhe kërkoi largimin e Ramës. "Ai duhet kapur zvarrrë. Më pas të kalohet në qeveri teknike dhe më pas zgjedhje të lira. Nuk mund të rrimë peng i horrit", tha ai.