Dhunohen, lirohen, dhunojnë sërish: Shumica e të ndaluarve për dhune, rikthehen në rrugë
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar nga policia pas akteve të dhunës gjatë protestave, ndërsa shumica e tyre janë liruar.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar nga policia pas akteve të dhunës gjatë protestave, nisur nga data 13 tetor. Sipas edhe seancave që janë zhvilluar, teksa dhjetra protesues janë arrestuar nga policia, gjykat I ka lehtësuar ndonse nga blutë e tiranës ata janë cilësuar të dhunshëm dhe organizatorë për përleshjet, dëmtimet që u janë bërë institucioneve shtetërore, pronave publike e private e cdo rrugë ku kanë tubuar. Vetem për 2 prej tyre gjyakata e ka parë të arsyeshme ti lerë në burg, e dy të tjerë në arrest shtëpie. Për më shumë se 100 persona, është vendosur masa e sigurisë Detyrim paraqitjeje, duke i lënë sërish të lirë. 5 personave, u është ndaluar tu afrohen institucioneve publike dhe përfshirja në protesta. Për 3 prej tyre është vendosur kufizim për t’iu afruar më pak se 500 metra institucioneve publike dhe për të qëndruar në sheshe apo ambiente ku zhvillohen tubime e protesta, pa autorizimin e gjykatës. 3 protestuesi i është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë dhe iu vendos detyrim për të dorëzuar pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit. Për 11 prej tyre të cilët kanë qenë të mitur që gjatë kontrolleve fizike u janë gjetur lëndë piroteknike, leva hekuri e sende të tjera është vendosur që të mbikëqyrjen nga prindërit ose familjarët. Personat janë nën hetim për shkatërrim prone, kundërshtim dhe goditje të punonjësve të policisë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, si dhe shkelje të rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse.