Ukraina dhe Rusia në negociata për evakuimin e civilëve nga Oleski
Ukraina dhe Rusia po bëjnë negociata për evakuimin e rreth 6 mijë civilëve nga qyteti i Oleski dhe gjashtë vendbanime të tjera në rajonin e Khersonit.

Ukraina dhe Rusia po bëjnë negociata për evakuimin e rreth 6 mijë civilëve nga qyteti i Oleski dhe gjashtë vendbanime të tjera në rajonin e Khersonit. Plani parashikon transferimin e banorëve që dëshirojnë të largohen drejt territoreve nën kontrollin e qeverisë ukrainase.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Ukraina dhe Rusia kanë shënuar përparim në negociatat për një armëpushim lokal, që do të mundësojë evakuimin e rreth 6 mijë civilëve nga qyteti i Oleski dhe gjashtë vendbanime të tjera në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës.
Plani parashikon transferimin e banorëve që dëshirojnë të largohen drejt territoreve nën kontrollin e qeverisë ukrainase. Sipas vlerësimeve të autoriteteve ukrainase, mes personave të bllokuar në zonën ndodhen deri në 200 fëmijë. Komisioneri ukrainas për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubynets, ka bërë të ditur se pala ruse ka shqyrtuar dhe u është përgjigjur propozimeve të Kievit. Negociatat vijojnë, por ende nuk është njoftuar ende një datë për nisjen e operacionit të evakuimit.
Sipas palës ukrainase, bisedimet janë në fazën e përcaktimit të detajeve përfundimtare, ndërsa mbeten disa çështje të pazgjidhura që lidhen me sigurinë e civilëve dhe kushtet e largimit të tyre. Gjendja në Oleski është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa banorët përballet me mungesën e produkteve bazë, ilaçeve dhe shërbimeve të jetike.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, ka akuzuar forcat ruse se po pengojnë banorët të sigurojnë ushqim dhe të largohen nga zona. Sipas tij, civilët përballet me rrezika të vazhdueshme nga dronet dhe fushat e minuara, ndërsa edhe lumi Dnieper paraqet rrezik për shkak të minimit të raportuar.
Autoritetet ukrainase raportojnë gjithashtu se spitali lokal ka mbetur pa ilaçe dhe se infrastruktura e furnizimit me ujë, energji elektrike dhe gaz natyror ka pësuar deme të konsiderueshme. Sipas të njëjave vlerësime, rreth 1.700 banorë kanë mbetur në zonën qendrore të qytetit, ndërsa mungesat ushqimore dhe vështirësitë për të siguruar ndihmë humanitare e kanë bërë situatën edhe më të rëndë.